15 mijë persona ndodhen në Piazza Duomo, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Silvio Berlusconit Të pranishëm në katedrale ishin 2300 zyrtarë që kanë arritur për lamtumirën e fundit të politikanit italian. Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe anëtarët e familjes, duke përfshirë fëmijët dhe ish-bashkëshorten e tij u ulën në rreshtin e parë të katedrales.