Norvegjia i dha të mërkurën lamtumirën e fundit Mbretit Harald V, në një ceremoni madhështore në Oslo, e cila pasqyroi figurën e tij si një monark i afërt me njerëzit dhe bashkues të shoqërisë. Në ceremoninë mortore morën pjesë personalitete të shumta ndërkombëtare, mes tyre Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Princi Ëilliam i Britanisë së Madhe, si dhe familje mbretërore dhe liderë politikë nga vende të ndryshme. Pas një kortezhi nëpër rrugët e Oslos, ku mijëra qytetarë dolën për t’i dhënë lamtumirën mbretit, u zhvillua shërbesa funerale në katedralen luterane të qytetit. Më pas, arkivoli i Harald V u transportua drejt kishës së Kalasë së Akershusit, ku u vendos në kriptën mbretërore.