Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është ngjitur këtë të mërkurë për herë të fundit në foltoren e kuvendit. Pas më shumë se 3 dekadash në politikë, 16 vite në mazhorancë dhe 14 vite në opozitë, Gramoz Ruçi largohet nga politika për t’ia lënë radhën pasardhësve, të cilët sipas tij do e bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë.