Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ndau një video në rrjetet sociale ku tregohen pajisjet inteligjente të përdorura nga Policia e Shtetit për të kapur shkelësit e Kodit Rrugor. “Me rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë nga viti në vit, rritet dhe qarkullimi i mjeteve dhe përgjegjësia jonë për garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.