Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, inspektuan masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, tha se turizmi në Himarë ka njohur rritje të vazhdueshme nga viti në vit, duke theksuar se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe pushtetit vendor është thelbësor për t’iu përgjigjur shqetësimeve dhe nevojave të qytetarëve e turistëve.