Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla e konsideron lajthitje vendimin e gjykatës administrative, që shfuqizoi masat disiplinore të përjashtimit me 30 ditë nga punimet parlamentare të deputetëve Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka. Sipas Ballës, gjykatat nuk kanë kompetencë të shqyrtojnë masat e caktuara nga sekretariati i etikës në Kuvendin e Shqipërisë.