Hetimet e nisura në mandatin e parë të SPAK, ishin ne fazë paraprake dhe ende pa prekur figurat më të mëdha te politikës. Të pandehurit e parë ishin ish-ministra, ish-deputetë dhe zyrtarë lokalë. Dosje të rëndësishme, por jo të mjaftueshme për të thyer mitin e pandëshkueshmërisë në nivele të larta. Mandati i sapo nisur i Altin Dumanit, do të përkonte me finalizimin e një sërë hetimeve të mbartura, si edhe mjaft dosje të reja të bujshme.