Top News – Lajme të mira nga Navalny / I jep fund grevës së urisë në ditën e 24
23/04/2021 17:23

Aleksey Navalny i ka dhënë fund grevës së urisë në ditën e 24. Opozitari i burgosur rus ka njoftuar përmes një postimi në instagram se do ti jepte fund qëndrimit pa ngrënë, pas paralajmërimit nga mjekët e tij se, vazhdimi i saj i kërcëntonte seriozisht jetën. Navalni shkruante se ai do të vazhdojë të kërkojë të vizitohet nga mjeku i tij, për trajtimin e një humbjeje të ndjeshmërisë tek këmbët dhe krahët.. "Falë mbështetjes së madhe të njerëzve të mirë në të gjithë vendin dhe në të gjithë botën, ne kemi bërë përparim të madh", tha ai në mesazhin e tij. Politikani 44-vjeçar, i cili u arrestua në fillim të këtij viti dhe po vuan një dënim prej 2 vitesh e gjysmë, e filloi grevën e urisë më 31 mars si protestë ndaj refuzimit të autoriteteve të burgut që ai të vizitohej nga mjekët e tij, pasi ndjente dhimbje të forta në shpinë e mpirje të këmbëve. Zyrtarët rusë kanë këmbëngulur që zoti Navalni ka marrë të gjithë ndihmën e duhur mjekësore, por udhëheqësi i opozitës ka thënë se efektivisht, ai nuk kishte marrë asnjë trajtim. Të mërkurën në mbrëmje në të gjithë Rusinë u zhvilluan protesta të reja masive ku kërkohej lirimi i zotit Navalni. Një ndihmës kryesor i tij, tha se protestat e së mërkurës në mbrëmje duket se kishin nxitur autoritetet ruse që t’i siguronin zotit Navalni ndihmën mjekësore që ai kishte kërkuar që në fillim të grevës së urisë. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Moskën se do të përballeshin me pasoja të rënda nëse ai vdiste në burg.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48