Top News – ‘Lajme të mira’ nga Irani / Rubio lajmëron ‘përparim të madh’ në negociata
24/05/2026 21:10

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “lajme të mira” sa i përket situatës në Iran mund të vijnë më vonë gjatë ditës. “Ka mundësi që, në orët në vijim, bota të marrë disa lajme të mira, të paktën sa i përket ngushticës”, tha Rubio për gazetarët në Nju Delhi, duke iu referuar Ngushticës së Hormuzit, që Irani e ka bllokuar që kur nisi konflikti në fund të shkurtit. Rubio, që gjendet në udhëtimin e tij të parë në Indi, tha se është bërë “përparim i madh” në negociatat SHBA-Iran, edhe pse jo “përparim përfundimtar”. Sekretari i Shtetit përsëriti qëndrimin se Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare dhe Irani nuk e ka në pronësi. “Ajo që [iranianët] po bëjnë tani është shkatërrimi i anijeve komerciale që përdorin një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Rubio. “Nëse ne lejojmë që kjo të bëhet normale, ne do të normalizonim një status quo të papranueshme dhe do të vendosnim një precedent të rrezikshëm që mund të përsëritej këtu në këtë rajon dhe në shumë vende të tjera të botës”. Preferenca e presidentit Trump, tha Rubio, është “të gjendet një zgjidhje diplomatike” për këto çështje, e cila do të kërkonte “pranim dhe pajtueshmëri të plotë nga Irani”. Ai shtoi se një marrëveshje e mundshme do të niste po ashtu një proces që “në fund mund të na çojë aty ku presidenti dëshiron të jemi, dhe kjo është një botë që nuk duhet të jetojë më me frikë apo shqetësim për një armë bërthamore iraniane.” Komentet e Rubios erdhën pasi Trump tha se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës ishte “gjerësisht e negociuar”. Udhëheqësi amerikan po ashtu paralajmëroi hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por Teherani mohoi këtë pretendim.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33