Varianti Omikron mund të sjellë fundin e pandemisë që ka mbërthyer botën prej dy vitesh tashmë, dhe kthimin e saj në një sëmundje endemike. Koronaviruse të tjera, me të cilët njerëzit jetojnë dhe i përballojnë mirë prej dekadash apo edhe shekujsh, ekzistojnë. Ata kanë emra si OC43, 229E ose HKU1 dhe shkaktojnë kryesisht infeksione të padëmshme. Pas dy vitesh pandemie njerëzit pyesin se kur Sars-CoV2 do t'u bashkohet të afërmve të tij.