I dërguari i Bashkimit Europian për të drejtuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak mbërriti të hënën në Prishtinë, në një vizitë të beftë. Ai mbajtu një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, larg syrit të publikut, teksa edhe vetë zyra e BE-së, dha lajmin e vizitës vetëm pas mbërritjes së tij në Prishtinë. Vetë Lajçak reagoi në Twitter për takimin me Bislmin, ku tha se është biseduar për ecurinë e negociatave në Brukel dhe është rënë dakord për hapin e radhës.