I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka folur për negociatat mes Kurtit dhe Vuçiçit në takimin e javës së kaluar në Bruksel. Lajçak tha se palët ishin të gatshme për të zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, teksa sqaroi se si Kurti, ashtu edhe Vuçiç kishin pyetje e komente mbi propozimin europian për statutin e themelimi të Asociacionit të komunave me shumicë serve.