Ministrja e Punëve të Jashtme të kosovës, Donika Gërvalla, tha se ndërmjetësi për dialog Miroslav Lajçak është i dështuar. “Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe sic duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadojë mandati”, tha ajo. Sipas Gërvallës, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerë as për vetëm 24 orë, derisa Lajçak ka shkuar në Beograd.