Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, art I të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së Lahutës është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në listën që kërkon mbrojtje urgjente. Lajmi është bërë I ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, si dhe vetë UNESCO. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ia ka atribuoi këtë sukses grupit të studiuesve: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.