Apeli i Posaçëm ka dënuar përfundimisht me vendim të formës së prerë me burg përjetë Laert Haxhiun, duke lënë në fuqi në këtë mënyrë vendimin e shkallës së parë. Në seancë kanë qenë të pranishëm kreu i SPAK Altin Dumani, avokati mbrojtës, Detar Hysi si dhe babai i Haxhiut. Mbrojtja e Laert Haxhiut ka dorëzuar 58 fletë, duke i bërë pjesë të fashikullit të gjykimit. Gjithashti ai ka kundërshtuar edhe njëherë vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me burg përjetë. Gjatë seancës avokati Detar Hysi i ka kërkuar gjykatës të vlerësojë me objektivitet ankimin, duke bërë të mundur zbardhjen e të vërtetës.