Top Channel/ Dhuna në Pallat, Prokuroria kërkon burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë e babanë e saj
13/11/2024 19:35

Të gjithë janë fajtorë për dhunën brenda pallatit mbretëror, ku u përfshi Princi Leka Zogu I dytë, ish-bashkëshortja dhe babai i saj. Në këtë konkluzion ka dalë Prokuroria e Tiranës, e cila ka shpallur pretencën për rastin e dhunës, duke kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burgim për Princin Leka Zogu II, dhe nga 6 muaj heqje lirie për ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia dhe babanë e saj, Gjergj Zaharia. Megjithatë, nëse tre të akuzuarit shpallen fajtorë për akuzën e dhunës në familje, prokruoria kërkon që dënimi t’u konvertohet në shërbim prove. Seanca në gjykatë është caktuar në datën 13 dhjetor. Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur elia zaharia. Në vendimin e Gjykatës thuhet se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën. Konfliktet e çiftit u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Princi Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Pas publikimit të pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit. Princ Leka njoftoi zyrtarisht ndarjen më 15 janar, ku tha se kishin nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14
Top Channel/ ‘Tërmet’ në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqen 21 drejtorë pas takimit me Ramën
04/07 15:13
Top News – Zënia e hapësirave publike nga lokalet. Rama: Të mbledhin plaçkat, sepse boll është boll
04/07 15:13
Top Channel/ Gjyqi i rrallë në Tiranë! E moshuara gjobitet pse ushqen macet e rrugës
04/07 15:12
Top Channel/ Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës
04/07 14:50
Top News- Mjegull e fortë në Vlorë, pamja e pazakontë për pushuesit
04/07 14:48
Top News- Aksion antikanabis në Tepelenë/ Asgjësohen bimë narkotike, procedohet kryeplaku i Mamajt
04/07 14:46
Top News- Trafik pistoletash nga Kosova/ 2 në pranga, sekuestrohen 8 armë zjarri
04/07 13:55
Top News – Ditëlindje me takime e punë. Rama mbledh në seli deputetët, ndan detyrat
04/07 13:54