Strategu i fushatës së Berishës, Chris LaCivita qartësoi se angazhimi i tij në Shqipëri nuk përfaqëson asnjë qëndrim të qeverisë amerikane. Gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD, LaCivita u pyet nëse të djathtët gëzojnë mbështetjen e Uashingtonit zyrtar në këto zgjedhje.