Top News – Laboratori i kokainës kolumbiane në Fier/ Mediat ndërkombëtare, jehonë operacionit policor
26/11/2022 22:07

‘Kapet rreth gjysmë ton kokainë në Shqipëri, 10 të arrestuar’. Ky titull ka shoqëruar faqet kryesore të disa mediave ndërkombëtare. Bëhet fjalë për operacionin e pak ditëve më parë në Frakull të Fierit, ku u sekuestruan 430 kilogramë kokainë. “Shqipëria dikur ishte një prodhues i madh evropian i marijuanës dhe një udhëkryq për kontrabandën e saj. Një goditje e qeverisë tetë vjet më parë çoi në një reduktim të ndjeshëm të numrit të plantacioneve të kanabisit, megjithëse konfiskimet e rregullta tregojnë se trafikantët po kërkojnë ende vende alternative për të rritur ose ruajtur marijuanën dhe janë bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare që trafikojnë drogra të tjer., shkruajën mediat e huaja. Ngarkesa u importua nga Kolumbia në shtator, fillimisht u ndal në Selanik të Greqisë dhe më pas u shkarkua në Bar të Malit të Zi. Nga atje u transportua në rrugë tokësore me kamionë drejt Shqipërisë, shkruhet në artikujt e huaja, duke cituar autoritetet shqiptare. Arrestimet erdhën pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku në një banesa e cila ishte përshtatur në laborator droge, u sekuestruan qindra thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh. Policia dha detaje të hollësishme rreth operacionit, ndërsa bëri me dije se sasia e kokainës kapte vlerën 430 kg, ndërsa u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53