Apeli i Posaccëm ka vendosur të ndryshojë dënimet për grupin Avdylaj që u arrestuan në vitin 2018 për 200 kg heroinë që u gjet në laboratorin e Hasit. Në këtë mënyrë, për Jasin Kalën, Apeli vendosi rritjen e dënimit nga 7 vite në 10 vite burg, për Denis Llaftiun, vendosi dënimin me 10 vite burg, teksa Shkalla e Parë e kishte shpallur të pafajshëm, ndërsa për Xhemal Shalën dhe Iskënder Salën, u la në fuqi vendimi me nga 15 vite burg.