Top News-Laborator heroine dhe mijëra euro/Arrestohen dy shqiptarë në Itali
16/02/2022 12:15

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Policia e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Publike të Milanos, në kuadër parandalimit dhe luftimit të trafikut të drogës në qytet, arrestoi në flagrancë një shtetas shqiptar, 30 vjeç, pasi u kap me 1 kg heroinë dhe 100 gram hashash. Agjentët e Seksionit të Krimeve të cilët prej disa ditësh vëzhgonin një banesë në zonën e Mecenatit, kishin marrë disa denoncime për dy shtetas shqiptarë, të cilët dyshohej se ishin të përfshirë në trafikun e drogës. Policët vëzhguan lëvizjet e tyre për disa ditë, duke zbuluar se brenda një apartamenti të vogël, të dy kishin ngritur një laborator kushtuar përpunimit të heroinës. Të mërkurën, agjentët ushtruan një kontroll në banesën e tyre, ku gjetën gjithçka që nevojitet për përpunimin e drogës, përkatësisht tre makina me vakum, shtatë fole shishe hidraulike, peshore precize dhe shtatë thasë të zinj, me rreth 80 kg lëndë prerëse, e konstatuar më vonë të jetë paracetamol, dhe 4500 euro. Policia italiane bëri me dije se të gjitha këto materiale u sekuestruan. Në të njëjtën kohë, një tjetër grup policor arrestoi një tjetër shtetas shqiptar 30 vjeç, pranë shtëpisë së tij. Ky i fundit u arrestua në flagrance, pasi në banesën e tij u gjet e fshehur një kg heroine. Atij gjithashtu iu sekuestruan edhe 11.500 euro, të fshehura në komodinën e dhomës së gjumit.

Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25
Top News- Greqia modernizon Flotën Ajrore, 3 avionë të rinj KC-390 dhe një komandë për hapësirën
08/11 11:21
Top Channel/ Masakra në Poloni, rëndohet bilanci/ Autori kishte ekzekutuar më herët familjen e tij
08/11 11:18
Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16