GJKKO ka dënuar me 14 vite burg shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez, me rol kimistin në laboratorin e kokainës, në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanakut. Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, kishte kërkuar dënimin e tij me 14 vite burg, ndërsa ka bërë me dije se autoritetet shqiptare janë në pritje të ekstradimit të të pandehurit.