Petrit Ndoci, i dënuar për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”, është shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi nuk është kthyer në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes së dhënë. Sipas të dhënave paraprake, Ndoci duhej të paraqitej këtë të premte në orën 12:30 në institucionin e vuajtjes së dënimit, por nuk është kthyer në burg brenda afatit të përcaktuar. Ndërkohë, sipas burimeve, familjarët e tij kanë theksuar nuk kishin dijeni për largimin. Vëllai i Ndocit ka deklaruar se ai kishte lënë një letër për familjen, ku shkruante: “Po largohem, ju dua shumë.”