Henry Kissinger mbylli sytë në moshën 100-vjeçare, duke lënë pas një emër të ndritur dhe një karrierë fantastike në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Refugjati hebre me origjinë gjermane ka pasur gisht në ngjarje shumë të mëdha diplomatike, teksa në kohën e presidentit Richard Nikson, ka shërbyer edhe si Sekretar i Shtetit në SHBA.