Marjana: Babin nuk e kam prej disa vitesh dhe ka qenë më e vështirë jetesa në ato vende. Nëna ishte gati më thoshte, “Po ti tani ccfarë do këtu?” Ne u lodhem për të dhënë një dorë, për të dhënë një mundësi më të mirë në Europë, t’u hapën disa dyer që nuk i hapen gjithkujt, tani do të kthehesh. A e ke menduar mirë? Se nuk ështe për të eksperimentuar kaq shumë. I thashë, unë e ndiej brenda meje këtë thirrje që unë dua të vij dhe të jetoj aty dhe po ia nis, e re jam në fund të fundit.