Top News-La Guaira qan viktimat e tërmetit, ekipet e shpëtimit në luftë me kohën për të mbijetuarit
28/06/2026 11:19

Duart e zhveshura dhe lopatat lëvizin nëpër rrënoja, ndërsa një dron skanon sipër rrënojave çdo sekondë. Çdo moment, çdo veprim ka rëndësi. Është një garë me kohën për të gjetur të mbijetuarit. Këtu në shtetin bregdetar të La Guaira, i cili kufizohet me distriktin e kryeqytetit që përfshin edhe Karakasin aty pranë, dëmet katastrofike, sipas BBC, shihen pothuajse kudo që hedh sytë. Ky shtet ka qenë një nga zonat më të goditura pas tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Venezuelën të mërkurën. Banorët dhe familjet po kërkojnë me dëshpërim në rrënoja për të dashurit dhe sendet e tyre personale. Ata po dëgjojnë me kujdes për çdo zhurmë që mund t’I orjentojë se dikush është gjallë i bllokuar nën mbeturinat e betonit dhe telave metalikë. Deri më tani, zyrtarët kanë konfirmuar të paktën 1,430 vdekje nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 - ky i fundit është një nga tërmetet më të forta të regjistruara në vend nga shekulli I kaluar. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve rritet çdo orë. OKB-ja vlerëson se rreth 50,000 njerëz janë të zhdukur. Ekipet kombëtare të shpëtimit janë të pakta, megjithëse shpëtimtarë ndërkombëtarë nga Meksika, Spanja, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mbërritur për t'u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit. Por, prapë nuk mjafton, shkruan BBC. Agjencitë e ndihmës humanitare thonë se 72 orët e para janë thelbësore për shpëtimin e njerëzve të gjallë, megjithëse kjo periudhë mund të jetë më e gjatë nëse ata që janë të bllokuar kanë qasje në ushqim dhe ujë.

Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33
Top Channel/ Trump pezullon sanksionet ndaj Rusisë, Moska godet Ukrainën me 332 dronë dhe raketa!
17/10 11:22
Top Channel/ Reuters: “Shtëpia e Bardhë kufizoi Starlink për Ukrainën”, vjen reagimi!
16/10 11:40
Top Channel/ “Shpërthen” dhe Italia: Greva e protesta, e sotmja “ditë zemërimi” nga nxënës e mësues!
16/10 11:08