Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott i kanë dhënë sërish fund lidhjes së tyre, pasi kanë kaluar pushimet të ndara dhe larg njëri-tjetrit. Sipas burimeve dyshja duhet që të kalonte pushimet së bashku, por Kylie ka shkuar në Aspen, për të qenë me familjen dhe miqtë e saj që ndodhen atje. Kjo ndarje ka ndodhur shumë herë, por kanë mbetur gjithmonë miq dhe prindër të mirë. Krijuesja e hitit “Highest in the Room” ka një vajzë 4 vjeç dhe një djalë 11 muajsh, të cilin e mirëpritën në shkurt të vitit të kaluar.