Anëtarë të Kryqit të Kuq Grek po shpërndajnë ujë, kapele, ventilatorë dhe krem kundër diellit për vizitorët në Akropol në Athinë, ndërsa Greqia po përballet me valën e parë të të nxehtit, të këtij viti. Temperaturat maksimale në Thesali, pjesë të Peloponezit dhe zonën e madhe të Athinës pritet të "qëndrojnë rreth ose të tejkalojnë 40gradët celcius" sipas meteorologut të Theodoros Kolydas.