Izraeli njoftoi të hënën se ka angazhuar forcat speciale në përpjekje për të çliruar katër zona nga luftëtarët e Hamasit, si përgjigje ndaj sulmit të papritur të grupit militant brenda territorit të Izraelit. Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.