Seanca maratonë e Kuvendit e nisur paraditen e së enjtes u përmbyll në orët e para të së premtes me votimin e të gjitha ligjeve dhe propozimeve të depozituara nga mazhoranca socialiste dhe rrëzimin e gjashtë projektligjeve të hedhura për votim nga ana e opozitës. Socialistët votuan me 75 vota pro ndryshimet në ligjin për shërbimin e jashtëm, ku parashikohet testimi i të gjithë trupës së diplomatëve në shërbim. Sipas këtyre ndryshimeve, testimet do të kryhen brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit.