Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar këtë të martë një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Përmes një postimi në platformën X, ku janë ndarë edhe fotografi nga takim, de Sousa shkruan se gjatë takimit ndër të tjera u diskutua rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. ‘Diskutuam për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.’