Penalizimet e deputetëve të opozitës dhe pabarazia në shkeljen e etikës, është theksuar edhe në një raport monitorues për vitin që lame pas, nga Instituti i Studimeve Politike. Sipas këtij raporti, “Kuvendi vendosi rekord historik me 63 penalizime disiplinore ndaj deputetëve, ku përfshihen 55% e deputetëve të opozitës.”, duke kaluar edhe legjislaturën e vitit 2005.