Kuvendi i Shqipërisë ka çelur këtë të martë punimet e Sesionit të III-të të Legjislaturës XI, duke rikthyer aktivitetin parlamentar. Në seancën e parë plenare të sesionit të ri, fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili vuri theksin te përgjegjësia e Parlamentit për të vijuar punën në funksion të qytetarëve dhe të interesit të vendit. Ky sesion duhet të jetë një tjetër hap përpara në forcimin e rolit të Kuvendit, në cilësinë e ligjbërjes dhe në përmbushjen e përgjegjësive tona ndaj qytetarëve