Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po e përdor Parlamentin si mburojë të aferave të tij. Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë parlament të shndërruar në mburojën më të turpshme në histori të vjedhjeve të qytetarëve shqiptarë. Këtë parlament që për herë të parë në 35 vite parlamentarizëm pluralist, mbron në mënyrën më të paskrupullt, më antikushtetuese, më antidemokratike, më antikombëtare, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij familjar dhe qeveritar. Çdo gjë që dëgjoni të dashur qytetarë vjen nga fakti se Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një leckë të veten, në të cilin nuk respektohet asnjë ligj, asnjë rregull, as Kushtetuta, asgjë tjetër përveçse interesave të tij. Berisha akuzoi kolegët socialistë në Kuvend se janë pajtuar me këtë realitet dhe ngrenë kartonët kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.