Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat drejtuese në Elbasan ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i 2 Shtatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për opozitën. Sipas Bashës demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore. Në postimin e tij, Basha shprehet se Kuvendi Kombëtar i 2 Shtatorit do të sjellë një kulturë të re politike, që sipas tij do të jetë pranë qytetarëve. Më tej ai shton se korrupsioni që ka kapur shtetin i bën jetike për vendin propozimet për pastrimin e politikës përmes vetting-ut.