Kuvendi i Lulzim Bashës për ndryshimet statutore nisi punimet rreth orës 10 këtë të shtune me rreth 4 mijë pjesëmarrës me të drejtë vote, sipas burimeve nga në Partinë Demokratike. Kuvendi është thirrur në Pallatin e Sportit Asllan Rusi, me një kapacitet 4 mijë vende. Gjatë mbledhjes do të mbajnë fjalimet disa të rinj dhe më pas kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha. Pas fjalës së Bashës, grupi nismëtar për ndryshimet statutore do të prezantojë propozimet, që më pas do të hidhen në votim.