Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg të Dritan Rexhepit, të shpallur fajtor për vrasjen e dy policëve në vitin 1999 në Krujë. Vendimi i Kushtetueses lidhet me fajësinë e 43-vjeçarit për vrasjen e policit Durim Kasmi në vitin 1999 në qendër të Krujës dhe plagosjen e Ramazan Bakiut, me pasojë vdekjen disa ditë më pas.