Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon nga Gjykata e Lartë që të përshpejtojë gjykimin e çështjes së tij, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu për rishqyrtim. Përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca, Veliaj thotë se kërkesa për përshpejtim nuk mbështetet në një interes abstrakt për shqyrtim të shpejtë, por në pasoja konkrete dhe të përditshme mbi lirinë personale, mbi ushtrimin e mandatit të fituar me vote si kryebashkiak i kryeqytetit dhe mbi funksionimin e qeverisjes vendore në Bashkinë e Tiranës.