- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit. Vendimi u dha nga Gjykata e Lartë këtë të martë, e cila la në fuqi masën “arrest me burg” të dhënë nga Apeli i GJKKO. Kolegji penal i saj u mblodh për ta rishqyrtuar kërkesën e Veliajt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e detyroi të vlerësojë nëse masa e arrestit me burg është proporcionale dhe në përputhje me standardet demokratike për shkak të pozicionit të Veliajt si i zgjedhur nga qytetarët.