Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të martë kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike që kundërshtojnë zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokat të Popullit. Kushtetuesja e gjeti të pabazuar kërkesën e PD për të rrëzuar zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke arsyetuar ndër tjera se firmat mbështetëse në një procedurë parlamentare nuk mund të tërhiqeshin pasi rasti kishte kaluar në seancë plenare. Sipas kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi ky vendim I Kushtetueses përbën një mashtrim publik pasi sipas tij kërkesa e PD është rrëzuar për arsye tërësisht politike. ‘Cfarëdo lloj vendimi që do të merrte Gjykata Kushtetuese, ne do ta respektonim. Por mashtrimin publik nuk e respektojmë dot. Dënoj me forcë shtrembërimin e fakteve dhe provave’-ka shkruar më tej në reagim Bardhi.