Homologët Rama-Meloni ndodheshin në Bruksel, kur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj vendosi pezullimin e marrëveshjes së nënshkruar në Romës për pritjen e emigrantëve në dy struktura të posaçme në Shqipëri. Qeveria shqiptare dhe italiane zgjodhën të ishin të distancuar dhe të mos influenconin me deklarata publike në pavarësinë e gjyqësorit. Kryeministri Rama në konferencën për shtyp ishte fjalëpak për këtë çështje por nënvizoi se fakti që Shqipëria ka një Gjykatë Kushteutese që merr vendime që mund të mos i shkojnë përshtat planit që ka qeveria është lajm i mire për Shqipërinë.