Deputeti socialist Erion Braçe ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interplelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari për të diskutuar për organizimin dhe funksionimin e shërbimit zjarrfikës në vend. Kërkesa është depozituar tashmë në faqen e Kuvendit dhe pritet të caktohet për t’u diskutuar më pas në Kuvend. Braçe njoftoi pak ditë më parë se ishte firmosur katër interpelanca për cilësinë e ndërtimeve, zjarrfikëset, kafshët e braktisura dhe ujërat e ndotur në Tiranë