Lëshimi historik i një rakete të NASA-s dhe kompanisë private SpaceX është shtyrë për shkak të kushteve të motit. Lëshimi i saj mund të ndodhë më 30 maj. Nisja e raketës drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës ishte paraparë të ndodhë të mërkurën në mbrëmje, por fluturimi u vendos të shtyhet, për shkak se në momentet e fundit moti ishte me stuhi dhe vetëtima. Ky do të ishte fluturimi i parë pas nëntë vitesh i NASA-s në hapësirë. Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence shkuan në bazën në Florida, për të parë nisjen. Brenda raketës ishin dy astronautë të NASA-s, koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe kolonelit të Forcave Ajrore, Bob Behnken. Behnken dhe Hurley kanë qenë në karantinë në dy javët e fundit, si një masë kundër koronavirusit.