Një drejtor shkolle fillore në Virxhinian Perëndimore u frikësua shumë kur një ari doli nga një kosh mbeturinash pranë tij. Ironikisht, ai shkoi aty për të hequr një shufër bllokimi, i projektuar për të penguar arinjtë që të futen në plehra. Masa e sigurisë padyshim që nuk funksionoi. Kamerat e sigurisë kapën momentin, ku fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Ariu çuditerisht vrapoi po aq shpejt sa drejtori për në drejtim të kundërt. Pasi u pyet për mediat drejtori tha me shaka se i pëlqejnë arinjtë, por preferon që ata t’i ketë në distance.