Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e bëri të qartë sërish se Ankaraja do të bëjë gjithçka që mundet për të forcuar doktrinën "Atdheu Blu" me një flotë të fortë, duke njoftuar disa programe të ndërtimit të anijeve. Erdogan mori pjesë në eventin "Forca për atdheun blu" të mbajtur në kantieret private të anijeve në Yalova, në Detin Marmara dhe përshëndeti ceremoninë e nisjes së ndërtimit të katër anijeve të reja me një fjalim sfidues.