Në pak ditë Vlora ka shënuar akte të rënda kriminale, që lidhen me të shkuarën e viktimave, ose me larjet e hesapeve mes bandave që kanë vepruar në kohë dhe vende të ndryshme. Gentian Qarri ishte viktima e së shtunës në mbrëmje, që u qëllua për vdekje në zonën e bibliotekës së qytetit, pikërisht në atë vend ku u organizua edhe atentati ndaj Marjon Mitrajt, që fatmirësisht mbeti vetëm i plagosur pa rrezik për jetën.