Kryeministri Rama është pritur në Itali nga homologu italian Mario Draghi, i cili shprehet se vendi i tij do t’i japë Shqipërisë mbështetjen pa kushte jo vetëm për integrimin Europian por edhe në çështje të tjera të zhvillimit. Sipas Draghit kriza e emigrantëve nuk do të ndikojë në proces. SINK DRAGHI “Integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është diçka që varet nga shkaqet rrethanore. Është shkruar në të ardhmen e BE-së. Ç’ka po ndodh në Bjellorusi nuk ka ndikim në këtë proces. Italia nuk mendon se duhet të ndikojë në këtë proces. Italia është pranë Shqipërisë në çdo gjë, në çdo centimetër përsa i përket hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.” Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama teksa tregoi temën e bisedimeve me homologun italian, tha se integrimi nuk është në dorë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, teksa tregoi se cilat janë 3 vendet që po lobojnë në Bullgari kundër vetos.