Është folur shumë, është premtuar shumë dhe është dhënë shumë nga perëndimi për Ukrainën, por në anën tjetër të fushëbetejës, kush po e ndihmon Rusinë? Bjellorusia është aleatja kryesore e Rusisë, por ndërkohë që nuk ëhstë përfshirë vetë në luftë, në mënyrë direkte, ka lejuar që trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt.