Opozita kërkoi nga ministri i Financave, Petrit Malaj që t’u vendosë në dispozicion deputetëve listën e bizneseve debitore që përfitojnë nga projektligji i paqes fiskale. Kërkesa u bë nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Ministri Malaj tha se kërkesa për informacion e dërguar nga deputetja Tabaku shkel ligjet për mbrojtjen e të dhënave dhe sekretit tregtar. Përgjigja e ministrit shkaktoi kundërreagimin e deputetes së PD-së, që e konsideroi ‘injorancë ligjore’.