Mazhoranca dhe opozita u përplasën në Kuvend se kush po mbron interesat e qytetarëve, përfshirë atyre që protestonin jashtë godinës së seancës plenare. Sali Berisha foli për dhunë të egër ndaj qytetarëve. Nga PS iu përgjigj kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, që e sfidoi duke e ftuar të përmbushë i pari kërkesën e protestuesve. Pas më shumë se tre orë debate dhe tensioneve në sallë, PS mbylli diskutimet dhe votoi pikat e rendit të ditës mes protestës së opozitës në foltore.