Menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme për shtyp të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, u publikuan edhe emrat e 5 personave të akuzuar për organizimin dhe vrasjen e biznesmenit lezhjan, Ardian Nikulaj. Ata janë Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I pari është shtetas shqiptaro-britanik, i cili dyshohet se është edhe organizatori i vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasi që ka shkrepur armën mbi Nikulajn besohet se është Ruben Saraiva me shtetësi portugeze.